Anëtari i grupit që masakruan gazetarin saudit në Stamboll vdes në një aksident të dyshimtë

Anëtari i grupit që masakruan gazetarin saudit në Stamboll vdes në një aksident të dyshimtë

Një nga pjesëtarët e grupit prej 15 personash që dyshohet se vranë dhe zhdukën gazetarin saudit, Jamal Khashoggi, ka vdekur në një aksident në Arabinë Saudite, sipas mediave turke, duke shkaktuar dyshime të mëtejshme për ngjarje.

Meshal Saad al-Bostani, një lejtnant 31-vjeçar në Forcën Ajrore Mbretërore Saudite, besohet të ketë vdekur në një aksident “të dyshimtë me makinë” në kryeqytetin saudit Riad, thanë burimet për gazetën turke pro qeveritare, “Yeni Safak”, e cila ka publikuar në vijimësi detaje tronditëse për vrasjen.

Kamerat e sigurisë kanë identifikuar ushtarakut saudit duke kaluar në aeroportin e Ataturkut të Stambollit më 2 tetor.

Ai, së bashku me 14 shtetas të tjerë saudit, dyshohet se erdhën dhe u larguan nga Turqia në të njëjtën ditë dhe janë akuzuar nga policia turke që kanë torturuar dhe vrarë Khashoggi pasi hyri në konsullatën saudite.

Vdekja e pakonfirmuar e Bostanit ka shkaktuar akuza në mediat sociale si një tentativë për të mbuluar gjurmët e vrasjes nga ata që orkestruan zhdukjen e gazetarit.

“Daily Hürriyet” shkruan të enjten se konsulli i përgjithshëm i Arabisë Saudite, Abdullah al-Otaibi, mund të jetë “ekzekutimi i ardhshëm”.

Të mërkurën, u raportua se konsulli i përgjithshëm u kthye në Arabinë Saudite më 16 tetor, përpara se autoritetet të kontrollonin vendbanimin e tij si pjesë të hetimeve.

Deri më tani mendohet se Khashoggi është torturuar në mënyrë makabre para vrasjes dhe më pas trupi i tij është copëtuar.