fbpx

Anëtari i LDK-së i bashkohet AAK-së

Anëtari i LDK-së i bashkohet AAK-së

Kryetar i nëndegës së LDK-së në Klinë, Shemsedin Berisha nga sot do të jetë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur, ish-deputeti nga radhët e AAK-së, Duat Haradinaj përmes një postimi të tij në facebook.

“Shemsedin Berisha, intelektual dhe aktivist politik, deri më sot Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Volljakë, Klinë, rrugëtimin politik ka vendosur ta vazhdojmë bashkë. Shemsedin, mirë se erdhe në shtëpinë tënde” ka shkruar Haradinaj.