Anëtari i LDK-së reagon pas sondazhit të VV-së – i quan proletarë trushpërlarë

Anëtari i LDK-së reagon pas sondazhit të VV-së – i quan proletarë trushpërlarë

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Florian Dushi ka reaguar pas publikimit të sondazhit të Lëvzijes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dushi ka shkruar se me veprimet që është duke bërë Vetëvendosja po duken qesharak.

“Dështimi që përmes presionit publik të organizuar e të orkestruar ta detyrojnë LDK-në të futet në koalicion sipas kushteve të diktuara nga VV, po i shtyen të duken qesharak si në paraqitje ashtu edhe në metoda”, ka shkruar Dushi.

Ndër tjera, Dushi i ka quajtur zyrtarët e VV-së proletar trushpërlarë.

“Së fundmi, bashkë me “kërcënimin” për zgjedhje, kanë filluar të publikojnë sondazhe të fabrikuara (vizatuara) sipas dëshirës së tyre, sa për t’u vetkënaqur bashkë me proletarët e tyre trushpërlarë!”, ka përfunduar Dushi.

Gjatë ditës së sotme, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një sondazh të bërë nga ata vet, ku nëse do të mbaheshin zgjedhjet të dielën e ardhshme, VV do të dilte e para. /Insajderi.com