Anëtari i Nismës kalon në PDK

Anëtari i Nismës kalon në PDK

Nënkryetari i nëndegës së Nismës Socialdemokrate, Basri Bujupi, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovcit, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai përmes llogarisë së tij në Facebook ka thënë se puna në terren, zbatimi i ligjit dhe realizimi i zotimeve, kanë ndikuar në shtimin e numrit të anëtarëve në PDK.