Anëtari i PD-së ndihmon policin të lidhë maskën kundër gazit- Protesta nuk bëhet kundër policisë, por qeverisë

Anëtari i PD-së ndihmon policin të lidhë maskën kundër gazit- Protesta nuk bëhet kundër policisë, por qeverisë

Protesta e opozitës deri në këto momente para Parlamentit është e qetë, pavarësisht ngacmimeve të herëpashershme dhe shtyrjeve drejt kordonit të policisë.

Moment interesant ka qenë ai kur kryetari i  Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) në Durrës, Ndrec Pjetri, ka ndihmuar një efektiv të rendit, pjesë e kordonit të sigurisë, të lidhë maskën kundër gaz, pasi protestuesit po hidhnin tymuese drejt tyre.

Siç duket edhe nga kjo foto, Pjetri i ka ardhur në ndihmë policit, duke dhënë kështu mesazhin e qartë se protesta nuk bëhet kundër uniformave blu, por qeverisë.