Anëtari i PDK-së, uron Mustafën në 30-vjetorin e themelimit të LDK-së

Anëtari i PDK-së, uron Mustafën në 30-vjetorin e themelimit të LDK-së

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në 30 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka uruar kryetarin e kësaj partie Isa Mustafën.

Lladrovci, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook, i ka uruar LDK-së realizimin e synimeve themelore, të cilat kanë rezultat angazhimin në shtetndërtim të Kosovës.

“I nderuari z. Isa Mustafa,

Në këtë përvjetor solemn, në shënimin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së, Ju uroj me dëshirat më të mira për realizimin e synimeve të proklamuara themeltare, të cilat sot derivojnë në angazhimin për shtetndërtim, sundim të ligjit dhe mirëqenie për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Urime, gëzuar!”, ka shkruar Lladrovci./ Insajderi.com