Anëtari i PSD-së e quan Vetëvendosjen dyfytyrëshe, Albin Kurtin “profet”

Anëtari i PSD-së e quan Vetëvendosjen dyfytyrëshe, Albin Kurtin “profet”

Anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Gëzon Kastrati e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje, dyftyrëshe dhe liderin e saj, Albin Kurtin profet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kastrati ka shkruar se ta kishte votuar ftesën presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të akuzohej për bllokim të qeverisë.

“Dyfytyresha. Me pas vonu ftesen presidenti nuk ishin ndal akuzat qe po e bllokon formimin e qeverise per me nejt edhe naj dite PAN ne pushtet e me vjedh edhe najsen”, shkruan Kastrati.

Tutje Kastrati ka thënë për aktivistët se kënaqen me refuzimin që po i bënë profeti i tyre, duke ju referuar Kurtit, presidentit Thaçi.

“Tash e akuzojne pse dy here ftese brenda dites. Bile knaqen qysh e ka refuzu dy here “profeti” i tyre. E ketij “profetit” pos mujme me i thene je bo si femija. Je tu u lage me sene te shkolles fillore”, ka shkruar Kastrati.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është ftuar dy herë gjatë ditës së sotme nga presidenti  Thaçi për caktimin e mandatarit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, mirëpo, Kurti ka refuzuar dy herë ftesën e tij, duke u arsyetuar se është jashtë vendit. /Insajderi.com