Anëtari i VV-së: Edhe çorapet kemi me ja u marr

Anëtari i VV-së: Edhe çorapet kemi me ja u marr

Ish-kandidati për asamble komunale në Rahovec nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh edhe anëtar i kësaj partie, Durim Elshani, përmes një shkrimi në rrjetin social ka kërcënuar partitë tjera politike, shkruan Gazeta Insajderi.

Elshani, ka shkruar se edhe çorapët do ua marrin, gjë që kjo vjen pas marrjes së pushtetit nga VV.

“Qitni shkelma qitni, edhe çorapet kemi me ju marr nese s’na kallxoni qysh i keni ble”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Ky lloj kërcënimi i Elshanit vjen pas kërcënimeve të tjera të anëtarëve të VV-së, pas rezultateve të KQZ-së, ku Lëvizjen Vetëvendosje e qesin partinë e parë me më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit./ Insajderi.com