Anëtari i VV-së: PLANI duhet të matet në zgjedhje dhe jo të fshihet skutave

Anëtari i VV-së: PLANI duhet të matet në zgjedhje dhe jo të fshihet skutave

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka reaguar pas deklarimeve të kreut të shtetit për dhënien e mandatarit për qeverinë e re partisë që siguron shumicën, duke thënë se një gjë e tillë është antikushtetuese.

Ai në një postim në Facebook shkruan se PLANI duhet ‘të matet’ në zgjedhje dhe jo të fshihet skutave.

Postimi i plotë:

Mandatimi për kryeministër i një kandidati tjetër, përveç kandidatit që vjen nga subjekti që i ka fituar zgjedhjet më 6 tetor është i turpshëm dhe antikushtetues.

Ju mund ta bëni një qeveri me veprime antikushtetuese, por pastaj nuk mundeni, sepse populli do të ju lë në opozitë më gjatë se që e prisni.

Albin Kurti ështe dhe do të mbetet kryeministri jonë, kryeministri legjitim i Kosovës, sepse është njeriu që nisi çkapjen e shtetit, ia ktheu identitetin shtetit dhe shpresën popullit.

Pra, kjo çka ka ndodhur dhe po ndodh sot, është antikushtetuese, antiligjore, jo njerëzore dhe e turpshme, sepse po i vidhet mandati popullit nga ata që nuk dolën në zgjedhje.

PLAN-i duhet të del e të matet, e jo të fshihet skutave.