Anëtari i LDK-së fton Halil Matoshin në parti

Anëtari i LDK-së fton Halil Matoshin në parti

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta edhe publikisht ka ftuar anëtarin e ri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Halil Matoshin që të i bashkohet LDK-së.

Meta në një postim në llogarinë e tij në Facebook i ka bërë ftesë Matoshit të i bashkohet LDK-së e mos të qëndroi në koalicionin siç ka thënë ai të ‘Shtabit të Milionereve’.

“Halil Matoshi, jam rrugës për në Gjermani, kam kontrollin e pare post-operativ nga kanceri. Ti vëlla, dil qysh sot nga ai koalicion i “Shtabit të Milionereve” që se donë këtë vend më sinqertë – por është – anti kësaj, e anti asaj, anti-anti Evropë e SHBA, kur nuk ju konvenon”, ka shkruar Meta.

Meta i ka thënë se Matoshit se e ke vendin në listën e LDK-së por në rast nevoje Meta i ka thënë se ai do ta lëshoja vendin.

“Hajde te vëllai yt, e te vëllezërit e motrat tua në këtë ane me ne, me të cilët të bashkon misioni e vizionin e mos lejo të të keqpërdorin në këtë moshë që ke. Vendin ne Listën tone e ke nëse ka nevoje, ta lëshoj vendin unë se këta te keqpërdorin sikur qe po keqpërdorin e kanë keqpërdorë pas lufte. Nderin, Besimin, Vendin e Kuvendin. Hajde vëlla”, ka përfunduar Meta./Insajderi.com