
Avni Tafili, anëtar i Nismës për Kosovën, kishte paralajmëruar se nëse ndodh koalicioni me PDK-në, ai do t’i bashkohet Vetëvendosjes.
Koalicioni PDK-AAK-Nisma u zyrtarizua mbrëmë në sekondat e fundit kur edhe do të përfundonte afati i koalicioneve parazgjedhore.
Këtë koalicion ai e ka quajtur marrëveshje kundër Kosovës dhe perspektivës së saj.
“Koalicioni AAK-NISMA me PDK, marrëveshje kundër Kosovës dhe perspektives se saj. Kundër lirisë, kundër drejtësisë, kundër zhvillimit, pro hajnisë, tradhtisë e mashtrimit. Shpresoj, pas kësaj pabesie, të bojkotohet masovikisht ky Koalicion!”, ka shkruar Tafili në llogarinë e tij në Facebook.
Ai kishte paralajmëruar se nëse ndodh ky koalicion, ai do t’i bashkohet Vetëvendosjes.
“Shpresoj te mos ndodhe koalicion i AAK-Nisma me PDK-në. Do te ishte katastrofave. Votoj kundër. Po ndodhi, i bashkohem VV-ës”, kishte shkruar Tafili në llogarinë e tij në Facebook, një orë para se të zyrtarizohej koalicioni.
Tafili nga Partia e Drejtësisë kishte kaluar në atë të Nismës më 21 prill të këtij viti./Insajderi.com