Anëtarja e re e PDK-së tregon një të “vërtetë të pa zbuluar më parë”

Anëtarja e re e PDK-së tregon një të “vërtetë të pa zbuluar më parë”

Në Kosovë ka pas dhunime, Eliza Hoxha, anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës ka treguar një të “vërtetë”, të pa zbuluar më parë.

Hoxha, siç duket ka tentuar t’a arsyetojë veprimin e deputetes, Flora Brovina, e cila me 16 maj publikoi një fotografi, ku shihen tre burrat teksa dhunojnë një grua, që sipas Brovinës i takon luftës së fundit në Kosovë.

Më pas doli që kjo fotografi nuk i takon fare luftës në Kosovë. U tha se i takon luftës në Irak teksa u raportua se i takon një faqe pornografike.

Shkrimin “Në Kosovë ka pas dhunime” – të cilin Hoxha e ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook, ka nxituar reagime të shumta. Thuajse, të gjithë negative.

“Flora Brovina 2”, “ Wow! Nuk e kemi ditë”, “Flm për informatën. Ti je në PDK, a e din?” – janë disa komentet në shkrimin e Hoxhës.

Pas shumë polemikash, artisja, Eliza Hoxha e cila bëri “zhurmë” derisa nuk e pranonte se është pjesë e ndonjë partie, se fundmi pranojë publikisht që është anëtare e PDK-së, me 29 mars ajo aderoi në këtë parti.