Angelina Jolie në një lidhje të re pas ndarjes me Brad Pitt

Angelina Jolie në një lidhje të re pas ndarjes me Brad Pitt

Marrëdhënia e Brad Pitt dhe Angelina Jolie është tashmë një histori e shkuar.

Tre vjet pasi paraqiti letrat për divorc, Angelina raportohet se është në një marrëdhënie të re romantike.

Divorci teknikisht nuk ka ndodhur, sepse ata po përpiqen të kuptojnë sesi ta ndajnë pasurinë, megjithatë aktorja është përqëndruar te jeta e saj private sipas një burimi të “Us Weekly”.

Edhe pse nuk e dimë se kush është fatlumi, nëse janë takuar në Tinder apo në punë, burimi u sigurua të tregojë se nuk është “asgjë serioze” për momentin.

Mbi të gjitha, thuhet se ajo është “përqëndruar te fëmijët, puna e saj dhe divorci”.

Burimi shtoi gjithashtu se aktorja e sheh mundësinë e një lidhjeje të re, me dikë të ri, “por nuk është përparësia e saj kryesore”.

Në tetor, një burim tjetër tha për “Us Weekly” se Angela nuk dëshiron të martohet përsëri.

Me sa duket, “Brad i bëri presion për t’u martuar pasi ishte diçka që ajo kurrë nuk dëshironte ta bënte”.