E gjithë bota ka ndaluar tifozët që të jenë të pranishëm nëpër stadiume, shkaku i Covid 19 dhe që nga ajo kohë, futbolli dhe sportet e tjera nuk janë më të njëjta pa pranin e zhurmave dhe brohorimave nëpër tribuna.
Anglia duket se është shteti i parë që ka filluar të mendoj lejimin e tifozëve nëpër stadiume. “Prej muajit tetor ne synojmë të rikthejmë audiencën nëpër stadium, por në një mënyrë të sigurt për t’u mbrojtur nga COVID-19, duke u mbështetur në rezultatet e suksesshme të kthimit të shikuesve nëpër ngjarjet e tjera sportive nga java e ardhshme”, ka thënë kryeministri britanik Boris Johnson, transmeton Insajderi.
Edhe pas lejimit të tifozëve, pritet që kjo të bëhet bazuar në rekomandimet e ekspertëve të fushave, duke lejuar më pak se gjysma e kapacitetit të stadiumit./Insajderi.com