Anglishtja e Duda Bajles lë shumë për të dëshiruar

Anglishtja e Duda Bajles lë shumë për të dëshiruar

Së fundmi deputetja Duda Bajle, realizoi një fotosesion mjaft interesant. E veshur me fustan të gjatë ngjyrë të kaltër, me grim që kishte nuanca të së verdhës dhe të kaltrës dhe anash njërit sy, të vizatuar gjashtë yje – që simbolizonin ngjyrat dhe detajet e flamurit të Kosovës, njofton Insajderi.

Këtë fotosesion të inspiruar nga simbole kombëtare, e mirëpritën shumë ndjekës të saj në rrjetin social në Instagram, mirëpo disa edhe vënë re disa gabime gjuhësore në përshkrimin e saj nën fotot e ndara në Instagram.

Kjo për një fjali në gjuhën angleze që përmbante mjaft gabime.

“Becouse I em my country” , që në formën korrekte do duhej të ish “Because I am my country” – e thënë sinqerisht kjo është një formë mjaft e thjeshtë e të shkruarit në gjuhën angleze.

Në postimin e saj, ajo më poshtë ka shkruar formën korrekte në gjuhën angleze dhe të njëjtën fjali e ka shkruar në 5 gjuhë të tjera, përfshirë dhe gjuhën shqipe.

Më e çuditshme është fakti që ajo ka shkruar edhe formën korrekte dhe atë aspak korrekte të gjuhës angleze në një postim të vetëm… Dhe diçka që duhet pasur gjithnjë parasysh në të shkruar, shenjat e pikësimit vendosen GJITHMONË pas fjalës, pa asnjë hapësirë.

Gjithsesi i njëjti postim është korrigjuar, por ‘screenshots’ janë të përjetshme. /Insajderi.com