Anija zvicerane përplaset në shtyllë, 27 të lënduar

Anija zvicerane përplaset në shtyllë, 27 të lënduar

Një anije zvicerane udhëtarësh që po lundronte në lumin Rajna, në Gjermani, është përplasur dje në një shtyllë ure të autostradës 42, në Duisburg. Sipas informatave të deritashme, për pasojë kanë pësuar lëndime 27 persona ndërsa katër prej tyre me lëndime më të rënda janë transportuar në një spital. Por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, bën të ditur Policia Federale e Gjermanisë.

Me rastin e përplasjes anija ka pësuar dëmtime.

Në bordin e anijes “Swiss Crystal” kanë qenë 129 persona, kryesisht turistë nga shtetet e Beneluksit. Një anije tjetër udhëtarësh i ka ardhur në ndihmë anijes së aksidentuar dhe i ka marrë pasagjerët e saj në bord.