Ankesa të shumta ndaj Apple – kompania vjen me një risi

Ankesa të shumta ndaj Apple – kompania vjen me një risi

Prezantimi i shumë ikonave ka qenë i mirëpritur nga kampanja për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Figurat e reja përfshijnë problemet e dëgjimit, karrigen me rrota, shkopinj të bardhë drejtimi, protezat e gjymtyrëve dhe qen për udhëheqje.

Kjo ide lindi nga shumë ankesa që kishin ndaj Apple, ku thoshin se shumë pak nga emojit aktuale flisnin për eksperiencat e njerëzve  me aftësi të kufizuara, shkruan Insajderi.

Emojit pritet të bëhen publike për përdoruesit në gjysmën e dytë të këtij viti.

“Media sociale janë një ndikim shumë i madh edhe është shumë mirë t’i shohësh këto emoji që tregojnë eksperiencat e personave me aftësi të kufizuara”, tha Phil Talbot, nga fusha për bamirësi  ndaj personave me aftësi të kufizuar, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Një total prej 230 Emoji të ri është gati të futet në listën zyrtare, ku njerëzit do të jenë në gjendje të dërgojnë emoji nga pajisje dhe aplikacione te ndryshme.

Lista e aprovuar përfshinë gra dhe burra te etnive te ndryshme duke përdorur ndihma për persona me te meta.

Në këtë liste gjithashtu është një emoji në forme të pikës se gjakut, e cila është një lloj forme për gratë që të flasin për menstruacionet.

Edhe pse është debatuar shumë për këtë të fundit, se kjo nuk është mënyra më e mirë për të prezantuar këtë temë, prapë se prapë  do ta bëjë më të lehtë komunikimin për menstruacione në vend që t’ju referohen si  “ato”. / Insajderi.com