Anketë me qytetarët serb për intervenim ushtarak në Kosovë

Anketë me qytetarët serb për intervenim ushtarak në Kosovë

Në një hulumtim të cilin e ka bërë Faktor Plus për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug numri gati i njëjtë  i të anketuarve janë deklaruar për ndërprerje të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe për vazhdimin e tij.

Të pyetur cili do të ishte veprimi i ardhshëm i kryetarit Aleksandar Vuçiq dhe i qeverisë, e që i referohet Kosovës, 36 për qind të anketuarve është për vazhdimin e dialogut të Brukselit derisa 33 për qind konsideron se duhet ndërprerë bisedimet deri në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Rezultatet tregojnë se për intervenim ushtarak në Kosovë janë 10 për qind të qytetarëve.

Më pak se një e treta e të anketuarve (27 për qind) mendon se asgjë nuk mund të bëhet pasi Kosova gjithnjë e më tepër bëhet e pavarur nga Serbia në kuptimin politiko-juridik dhe ekonomik, 20 për qind konsideron se Serbia duhet të definojë qartë kërkesat e veta  juridiko-pronësore në raport me palën shqiptare, derisa 10 për qind të anketuarve nuk kanë ndonjë qëndrim për këtë.

Tetë për qind janë për njohje të pavarësisë së Kosovës, shtatë për qind për ndërprerje të negociatave, derisa gjashtë për qind për tërheqje të nënshkrimit të Beogradit nga Marrëveshja e Brukselit.

Reagimi i kryetarit serb Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë me rastin e krizës në veri të Kosovë për 61 për qind të anketuarve ishte i përgjegjshëm dhe i mençur, 11 për qind e shohin këtë si reagim i detyruar, derisa përqindja e njëjtë e të anketuarve  vlerëson se e gjithën ngjarja ishte e përgatitur më parë.

Më shumë se gjysma e të anketuarve, 56 për qind, konsideron se reagimi i ushtrisë serbe me rastin e krizën në veri të Kosovës reflekton besim dhe siguri, 20 për qind mendojnë se nuk ka pasur reflektim të tillë, derisa 10 për qind konsideron se ky reagim reflekton frikë dhe mosbesim.

Në pyetje cilat janë masat të cilat Serbia duhet t’i ndërmarrë për t’i mbrojtur interesat ekonomike në Kosovë, 36 për qind të anketuarve konsideron se Serbia duhet ta rrisë ndikimin në tregun kosovar dhe kështu ta rritë fitimin./Insajderi.com.