Ankohet në Polici, ish-bashkëshorti po e kërcenon

Ankohet në Polici, ish-bashkëshorti po e kërcenon

Një grua në Fushë Kosovë është ankuar në Policinë e saj për shkak se ish-bashkëshorti i saj është duke e kërcenuar vazhdimisht për SMS-ve në telefon.

Policia në raportin ditor deklaroi se ish-burri i saj po ushtron dhunë psiqike mbi ish-gruan e tij.

Më pas Policia e ka arrestuar të dyshuarin.

Pas intervistimit ai është liruar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com