Anthony Hopkins 82-vjeçar, lë nën hije vallëzuesit në TikTok

Anthony Hopkins 82-vjeçar, lë nën hije vallëzuesit në TikTok

Anthony Hopkins iu bashkua komunitetit në TikTok dhe kohët e fundit mori pjesë në sfidën virale “Tootsie Slide”, njofton Insajderi.

Aktori 82-vjeçar ua dëshmoi të gjithëve që ende ka disa lëvizje impresionuese me realizimin e kësaj sfide.

Ai madje sfidoi Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone, të bënin po këtë sfidë.

TikTok dhe vallëzimi janë vetëm një nga mënyrat që Hopkins përpiqet ta mbajë veten të zënë gjatë izolimit.

Që nga fillimi i karantinës në mars, Hopkins ka treguar aftësitë e tij të mahnitshme në pikturë dhe ka luajtur piano për macen e tij të bukur Niblo-n. /Insajderi.com