Akuzat e Atdheut ndaj Antonelës që nisën këtë të diel në “Për’puthen Prime”" />

Antonela për Atdheun: Më puthi me zor, madje donte më shumë

Antonela për Atdheun: Më puthi me zor, madje donte më shumë

Akuzat e Atdheut ndaj Antonelës që nisën këtë të diel në “Për’puthen Prime”, vazhduan edhe në edicionet e javore të emisionit, njofton Insajderi.

Antonela Berishaj i kërkoi Atdheut të mos gënjente dhe të tregonte se ishte ai që vodhi puthjen. Më tej ajo shtoi se ai nuk u mjaftua vetëm me një puthje dhe kërkonte më shumë teksa të dy ishin në makinë.

“Ai më puthi me zor, dhe unë i thashë për çfarë e bën këtë, dhe ai tha s’ma ha pika pika. Madje ai donte edhe më shumë por isha unë ajo që e refuzova”, tha Antonela.

Situata u rëndua dhe filluan edhe të bërtitura, ku ndër të tjerash Atdheu e quan konkurrenten aktore.

Me të thënë këtë, Antonela shumë e tensionuar i thotë: “O Atdhe zhgarravina, mos gënje sepse e dimë shumë mirë të dy se çfarë ndodhi”.

Ndonëse akoma nuk është qartësuar kjo situatë, produksioni do të duhet të marrë një vendim, meqenëse i gjithë ky shkëmbim mes konkurrentëve bie ndesh me rregullat e programit. /Insajderi.com