Antonie Griezmann po e mendon largimin nga Barcelona

Antonie Griezmann po e mendon largimin nga Barcelona

Që nga momenti kur Griezmann ka kaluar tek Barcelona, nuk ka arritur që të gjejë formën e tij dhe të bëhet faktor tek klubi nga Katalonia. Prandaj, sipas të përditshmes Britanike, Express.com, francezi ka filluar të mendojë largimin e tij nga Camp Nou, me destinacion të mundshëm Arsenal dhe Inter Milan, raporton Insajderi.

Në ndeshjen e kësaj jave, ku Barcelona barazoi 2 me 2 kundër Atletico Madrid, Antonie ishte inkuadruar pas minutës së 90’, inkuadrim ky që ka marrë jehonë ta madhe në gjithë botën dhe lojtari më nuk po ndihet i vlerësuar ashtu siç e meriton.