Anulohen fluturimet për tri ditët e ardhshme

Anulohen fluturimet për tri ditët e ardhshme

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka anuluar fluturimet për tri ditët e ardhshme, njofton Insajderi.

Bëhet fjalë për fluturimet e datave 19, 20 dhe 21 qershor.

Njoftimin për anulimin e fluturimeve e ka dhënë vetë zyra për media e Aeroportit.

“Të nderuar udhëtarë në pritje të udhëtimit, ju informojmë se fluturimet e datës 19, 20 dhe 21 qershor 2020, janë anuluar. Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore”, thuhet në njoftim.

Arsye e anulimit të fluturimeve mund të jetë situata me Coronavirus në Kosovë.

Ditëve të fundit, edhe për shkak të lirimit të masave, janë shtuar shumë rastet pozitive./Insajderi.com