Anulohet edhe një shfaqje në Teatrin Kombëtar si pasojë e mungesës së energjisë elektrike

Anulohet edhe një shfaqje në Teatrin Kombëtar si pasojë e mungesës së energjisë elektrike

Është anuluar një shfaqje në Teatrin Kombëtar si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.

Repriza e shfaqjes e cila do të jepej sot, “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”, është anuluar për shkak të problemeve me energjinë elektrike.

Kështu ka njoftuar aktorja Shëngyl Ismaili, përmes një postimi.

“Sonte ishte repriza e fundit e shfaqjes”TË VDEKURIT MBAJNE ZI PER ATDHEUN”, kërkoj falje qe nuk na e mundësuan me e shfaqe për JU…se s’ka RRYME!

KOSOVA SHTET, TASH E 13 VJET, PO S’PO SHIHET ASGJE, SE S’KA RRYME!”, ka shkruar aktorja.

Teatri Kombëtar i Kosovës, kohë pas kohe përballet me probleme teknike, të cilat pezullojnë shumë shfaqje e aktivitete brenda tij.