Mbledhja e Qeverisë e cila parashihej të mbahej sot nga ora 16:00, është shtyrë për ditën e nesërme.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes, Anton Quni.
“Po është e vërtetë që shtyrë mbledhja e Qeverisë, pritet të mbahet nesër nga ora 12:00”, ka thënë Quni për Insajderin.
Theksojmë Vetëvendosje e LDK po vazhdojnë të mos kenë qëndrim të njëjtë rreth taksës. Derisa LDK po kërkon me ngulm heqjen e tarifës, Lëvizja Vetëvendosje po kërkon reciprocitet në shkëmbim të heqjes së taksës.