Anulohet mbledhja sotshme e Qeverisë – ja kur pritet të mbahet e radhës

Anulohet mbledhja sotshme e Qeverisë – ja kur pritet të mbahet e radhës

Mbledhja e Qeverisë e cila parashihej të mbahej sot nga ora 16:00, është shtyrë për ditën e nesërme.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes, Anton Quni.

“Po është e vërtetë që shtyrë mbledhja e Qeverisë, pritet të mbahet nesër nga ora 12:00”, ka thënë Quni për Insajderin.

Theksojmë Vetëvendosje e  LDK po vazhdojnë të mos kenë qëndrim të njëjtë rreth taksës. Derisa LDK po kërkon me ngulm heqjen e tarifës, Lëvizja Vetëvendosje po kërkon reciprocitet në shkëmbim të heqjes së taksës.