Anulohet seanca gjyqësore për Etem Arifin

Anulohet seanca gjyqësore për Etem Arifin

Seanca gjyqërore për deputetin, Etem Arifi, është anuluar për shkak se gjykatësi Naser Foniqi mungon shkak i problemeve shëndetësore.

Etem Arifi ishte dënuar më 20 prill 2018, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me dy vjet burgim me kusht, pasi ai ishte shpallur fajtor për veprën penale të mashtrimit me subvencione.

Vota e tij si deputet për Qeverinë Hoti ka bërë që Gjykata Kushtetuese ta rrëzojë këtë të fundit.

Arifaj akuzohej edhe për veprën penale të ushtrimit të ndikimit, mirëpo ai ishte liruar nga kjo akuzë, pasi sipas gjykatës së shkallës së parë, nuk është provuar se ai ka kryer këtë vepër penale. /Insajderi.com