Anulohet tenderi 110 milionësh për autostradën e Gjilanit

Anulohet tenderi 110 milionësh për autostradën e Gjilanit

MInistri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kjo ministri zyrtarisht e ka anuluar tenderin 110 milionësh i cili ishte shpallur në kohën sa qeveria ishte në dorëheqje.

Abdixhiku ka deklaruar se 110 milionë euro s’mund të shpenzohen pa ligj.

“Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka anuluar tenderin 110 milionësh të shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar. Me këtë vendim, ne i kthejmë ligjshmërinë një procesi të rëndësishëm financiar për vendin. 110 milionë euro s’mund të shpenzohen pa ligj; jo në këtë epokë të re qeverisëse”, shkruan Abdixhiku.

“Qeveria e re i siguron banorët e Anamoravës se projekti i autostradës Prishtinë-Gjilan vazhdon. Është prioritet i programit tonë. Javën që vjen do t’i vizitoj punimet e deritanishme që duket se kanë mbetur prapa në kohë. Do t’i japim ritëm të ri”, tha ai.