Anulohet vendimi për kiosqet në Prishtinë

Anulohet vendimi për kiosqet në Prishtinë

Asambleja Komunale e Prishtinës, pas debateve e kundërshtimeve të mëdha, në seancën e sotme ka vendosur që të anulohet vendimi që favorizonte bizneset për kiosqet në Prishtinë.

8 asamblistë votuan pro anulimit të këtij vendimi, kurse 11 ishin kundër.

Sot para nisjes së seancës para objektit të komunës është zhvilluar një protestë nga pronarët e kiosqeve në kundërshtim të vendimit.

Kujtojmë se komuna pati shpallur tender për kiosqet por se kushtet që kishte vendosur favorizonin bizneset e mëdha. Pasi që ky vendim ishte kundërshtuar komuna e pati pezulluar atë, deri sot kur u vendos përfundimisht anulimi./ Insajderi.com