fbpx

Apeli i djalit të Rexhep Mazrekut – i zhdukur gjatë luftës ndaj Ekipit Negociator

Apeli i djalit të Rexhep Mazrekut – i zhdukur gjatë luftës ndaj Ekipit Negociator

Driton Mazreku është shprehur i zhgënjyer me punën që kanë bërë deri tani institucioneve e vendit për çështjen e persona të pagjetur.

Dritoni ka thënë asgjë nuk është bërë që 20 vite për fatin e të pagjeturve në mesin e tyre edhe të babait të tij, Rexhepit.

“Kurgjo hiç nuk është bo, 20 vjet do të thotë duke dëgjuar lajme, mediat duke i përcjell çka po bëhet, çka po arrihet, kurgjo naj hap i rëndësishëm, naj lajm i vërtetë sikur nuk ka kurrfarë rëndësie për ata, sikur nuk ka najfarë rëndësie peër Qeverinë e Kosovës për shtetin tonë”, ka thënë ai për Insajderin.

Sipas tij, këtë temë më seriozisht duket se po e marrin ndërkombëtarët sesa institucionet e vendit.

I pyetur në lidhje me formimin e Ekipit Negociator për dialog me Serbinë dhe për deklarimet e kryesuesve të këtij deleagocion që çështja e të pagjeturve do të jetë kryetema. Dritoni u shpreh se bazuar në deklarimet e tyre, më shumë ‘lufta’ është se kush me shku me dialogu me Serbinë, sesa, për cilat tema.

“Unë së pari lutna. Ishalla është tema e të zhdukurve e para aty, edhe pse nuk po besoj sepse unë po i shoh edhe intervistat e tyre, më shumë është interesi i tyre kush po don me hi aty e kush po don me shku atje sesa se çka kanë me bisedu atje. Ata çka kanë me bisedu, sikur pe harrojnë”, u shpreh ai.

Ai ka apeluar në emër të gjithë të zhdukurve, prindit të tij së pari dhe në emër të gjithëve 1647 të zhdurkuve që janë, kjo temë të jetë kryetema. “Ju lutem, ju lutem çështja e të zhdukurve të jetë kryesorja në dialogun me Serbinë, ju lutem shumë”, ka apeluar ai.

Klikoni këtu për t’a parë intervistën e plotë