Apeli lë në fuqi masën e paraburgimit për zyrtarin e Kryeministrisë që kërkoi ryshfet

Apeli lë në fuqi masën e paraburgimit për zyrtarin e Kryeministrisë që kërkoi ryshfet

Gjykata e Apelit vendosur ta lë në fuqi sot masën e paraburgimit prej 30 ditësh për ish-zyrtarin e financave në zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Zahir Bajrami dhe djalin e tij Ardian Bajrami.

Pas ankesës së palës mbrojtëse të Zahir dhe Ardian Bajramit në Gjykatën e Apelit, gjykata i ka kthyer përgjgje negative atyre.

“Gjykata e Apelit ka lenë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurit Z.B. dhe A.B. I pari po dyshohet nga ana e prokurorisë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i dyti  për mashtrim nga neni 335 i këtij ligji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Zyrtari i pezulluar i Kryeministrisë, Zahir Bajrami dyshohet nga Prokuroria e Shtetit se keqpërdori detyrën apo autoritetin zyrtar, kur i kishte kërkuar 20 mijë euro ryshfet një kosovari që jeton në Zvicër.

Ryshfeti 20 mijë eurosh për zyrtarin e Qeverisë dhe “roqkotellat” e tij

Bajrami i kishte kërkuar rysfhet kosovarit që jeton në Zvicër, Elsadat Musliut, për t’ia hequr atij një dënim prej tre vitesh burgim në Kosovë.

Ndërsa djali i Zahir Bajramit, Ardiani, akuzohet për “mashtrim”. Ardian Bajrami, sikurse babai i tij ishte i përfshirë në kërkim ryshfetin ndaj Musliut.

Policia e Kosovës arrestoi Zahir dhe Ardian Bajramin më 9 shkurt të këtij viti. Atyre iu shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë. /Insajderi.com