Aplikacioni që ndihmon gratë lidhur me edukimin dhe mirëqenien seksuale

Aplikacioni që ndihmon gratë lidhur me edukimin dhe mirëqenien seksuale

Kur Billie Quinlan dhe Anna Hushlak zhvilluan aplikacionin e tyre, investuesit e gjinisë mashkullorë i këshilluan të hiqnin dorë nga ideja e tyre dhe në vend të kësaj të zhvillonin ndonjë aplikacion pornografik. Ata u thanë që askush nuk do të i merrte seriozisht dy gra që flasin për seks.

Të dhëna shkencore lidhur me mirëqenien seksuale dhe riprodhuese të grave janë të limituara.  Ende, shumica e njohurive lidhur me kënaqësinë vijnë nga kanalet pornografike, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Kjo ishte arsyeja pse Quinlan dhe Hushlak po tentojnë të bëjnë ndryshime. Aplikacioni I tyre fokusohet në kënaqësinë trupore duke u fokusuar në mendje; përmes mësimit për psikologjinë dhe terapisë kognitive. Ky aplikacion ka arritur të bëj deri më tash 1.5m funta.

Një kërkim I bërë nga YouGov ka treguar se një e treta e meshkujve dhe femrave nuk e dinë ku ndodhet klitorisi dhe gjysma e tyre nuk ishin në gjendje të tregojnë funksionin e vaginës.

Quinlan thekson se aplikacione të tilla hapin tema lidhur edhe me rëndësinë e shëndetin mental, që si rrjedhojë ka edhe mirëqenien seksuale. “Ne menduam që duke e bërë temë të parë shëndetin seksual do të krijojmë një hapësirë të mundshme për të gjithë, ku gratë do të marrin edukimin seksual, të cilin nuk e kanë marrë kurrë më parë”, thotë ajo./Insajderi.com