Apostolova: BE mund t’ia ndajë Kosovës 160 milionë euro në luftën kundër COVID-19

Apostolova: BE mund t’ia ndajë Kosovës 160 milionë euro në luftën kundër COVID-19

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova ka njoftuar se ka biseduar me ministren në detyrë të e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari dhe ministrin në detyrë të Financave, Besnik Bislimi për gjendjen e krijuar pas pandemisë së Coronavirusit.

Sipas një shkrimi në Twitter, Apostolva ka thënë se BE-ja do të vazhdon edhe më tutje ta mbështesë Kosovën.

“Evropa edhe më tutje mbështet Kosovën në luftën kundër COVID-19. Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro”, ka shkruar Apostolova.

Shkrimi i plotë i Apostolovës

Kam folur sot me ministren Rozeta Hajdari dhe Besnik Bislimi, dhe Evropa edhe më tutje mbështet Kosovën në luftën kundër COVID-19.

Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro nga BE në 2-6 muaj përmes ndihmës makro-financiare, mbështetjes buxhetore dhe granteve IPA 2, mbështetjes së sektorit privat, bujqësisë dhe në lehtësimin e varfërisë. /Insajderi.com