Apostolova: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel

Apostolova: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Në një intetvistë për  Jedinstwo ajo ka thënë se presin që Serbia e Kosova të respektojnë marrëveshjet e kaluara nga dialogu.

“Ne presim që Serbia dhe Kosova do të respektojnë marrëveshjet e kaluara nga dialogu dhe të zbatojnë plotësisht atë që është rënë dakord. Kjo është parimi thelbësor i çfarëdo marrëveshje në marrëdhëniet ndërkombëtare. Beogradi dhe Prishtina janë të barabartë në tavolinën e dialogut”, ka thënë Apostolova.

Shefja e BE-së në Kosovë ka thënë se status quoja është e paqëndrueshme dhe se BE-ja mbetet e përkushtuar të punojë me Kosovën dhe Serbinë për një zgjidhje, raporton Jedinstwo, transmeton Insajderi.

Apostolova pret një qasje konstruktive nga qeveria e Kosovës kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Beogradin dhe vazhdimin e dialogut që synon të punojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese për të normalizuar marrëdhëniet midis dy palëve, si dhe “për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura, një herë e përgjithmonë”.

Ajo e ripërseriti se e ardhmja e Koosvës dhe Serbisë është europiane. /Insajderi.com/