Apostolova: Partitë politike ta shohin edhe interesin ndërkombëtar

Apostolova: Partitë politike ta shohin edhe interesin ndërkombëtar

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se Bashkimi Evropian është shumë i përkushtuar për të ardhmen e Kosovës në BE.

“Unë kam dëgjuar se be nuk po bënë shumë për Kosovën, jo kjo nuk është e vërtet”, ka thënë ajo në konferencën e organizuar nga KFOS “Ecje në për akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së”.

“Kosova ka sfida shumë si p.sh: për liberalizimin e vizave, dhe qëndrimi jonë është të ndihmojmë. Kosova ka arritur progres për liberalizmin e vizave. Komisioni kishte propozuar që Kosova të hyjë në listën e Schengenit dhe më pas të merret vendimi. Demarkacioni dhe luftimi i krimit të organizuar janë kushte që Kosova duhet t’i kryejë. Unë apeloj të partitë politikë që të shohin interesat ndërkombëtare dhe të punojnë në këtë drejtim”, ka thënë ndër tjera Apostolova, shkruan zëri.info.