Apple fushatë në kurriz të Android

Apple fushatë në kurriz të Android

Pasi publikoi një reklamë të iPhone në fillim të këtij muajit dhe pasi lançoi një uebsajt dedikuar kësaj kauze, Apple sot publikoi tre reklama të reja nën moton “Jeta është më e lehtë në iPhone.”

Në video reklamat më të fundit i gjithë fokusi i Apple është tek siguria, kontaktet dhe performanca. Në video reklamën e parë të këtij muaji Apple ofronte informacion në mënyrë që të bindë përdoruesit Android të kalojnë tek iPhone.

Fushata të egra dhe agresive ndaj Android janë parë nga kompania si një mundësi e artë për të rritur shitjet të cilat prej muajsh janë larg pritshmërive.

Gjatë komunikimit me investitorët Tim Cook vazhdimisht vinte theksin tek numri rekord i përdoruesve që po vinë nga platforma rivale. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videot e paraqitura më poshtë.