Apple ka një lajm me rëndësi për përdoruesit e iPhone

Apple ka një lajm me rëndësi për përdoruesit e iPhone

Nëse ende jeni duke e përdorur iPhone 5, atëherë duhet të kontrolloni nëse e përdorni iOS 10.3.4.

Kompania Apple i ka paralajmëruar përdoruesit e iPhone 5 se deri më 3 nëntor duhet ta shkarkojnë iOS 10.3.4, pasi që në të kundërtën rrezikojnë ta bëjnë pajisjen e tyre jofunksionale, shkruan KOHA Ditore. Bëhet fjalë për problemin e lidhur me sistemin GPS të pajisjes dhe ruajtjen e lokacionit të saktë GPS.

Apple e përdor GPS për datën dhe kohën, dhe që të vazhdojnë të shfaqen siç duhet në smartphone dhe të shërbejnë për funksione të tjera, azhurnimi është i domosdoshëm.

“Nëse nuk e bëni azhurnimin, kjo mund të rezultojë në ndërprerje të funksioneve të cilat mbështeten në datën dhe kohën e saktë duke përfshirë App Store, iCloud, email dhe web browsing”, njoftoi Apple.

Gjithashtu, ata që përdorin pajisje të Apple nga viti 2012 dhe më të vjetra si gjenerata e katërt e iPadit Wi-Fi + Cellular, iPhone 4S dhe disa iPade më të vjetra gjithashtu duhet ta azhurojnë softuerin, pra t’i shkarkojnë versionet më të reja që janë në dispozicion për pajisjet e tyre.

Për azhurimin e softuerit zgjedhni Settings – Gemeral – Software Update. Nëse nuk e bëni këtë deri më 3 nëntor, zgjidhja do të jetë lidhja manuale e pajisjes me kompjuterin tuaj, dhe më pas edhe azhurnimi.