Apple prodhon 20 milionë maska për mjekët dhe infermierët

Apple prodhon 20 milionë maska për mjekët dhe infermierët

Apple ka zbuluar se ata tani kanë arritur të prodhojnë më shumë se 20 milionë maska për fytyrë për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit, maskat do t’u dërgohen punëtorëve shëndetësorë.

Kompania gjithashtu ka zbuluar se ata kanë punuar në disa mburoja të fytyrës që mund të përdoren nga mjekët, infermierët dhe punëtorët e tjerë primar shëndetësorë për t’i mbrojtur ata nga virusi.

Lajmi u bë i ditur nga drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook dhe ju mund të shihni se çfarë ai kishte për të thënë në lidhje me këtë, në videon më poshtë.