Aprovohet plani i lirimit të 750 milionë mushkonjave të modifikuara gjenetikisht

Aprovohet plani i lirimit të 750 milionë mushkonjave të modifikuara gjenetikisht

Një plan për të lëshuar mbi 750 milionë mushkonja të modifikuara gjenetikisht në Florida Keys në 2021 dhe 2022 mori miratimin përfundimtar nga autoritetet lokale, kundër kundërshtimit të shumë banorëve lokalë dhe një koalicioni të grupeve të mbrojtjes së mjedisit.

Propozimi tashmë kishte fituar miratimin e shtetit, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Miratuar nga Agjensia e Mbrojtjes së Mjedisit në maj, pilot projekti është krijuar për të provuar nëse një mushkonjë e modifikuar gjenetikisht është një alternative e vlefshme për spërkatjen e insekticideve për të kontrolluar “Aedes aegypti”.  Kjo është një specie e mushkonjave që mbart disa sëmundje vdekjeprurëse, të tilla si Zika, dengoja, chikungunya dhe ethet e verdha. /Insajderi.com