AQP heqë dorë nga blerja 2 mijë e 100 Red Bullëve për institucionet

AQP heqë dorë nga blerja 2 mijë e 100 Red Bullëve për institucionet

Rreth 2 mijë e 100 red bullë janë larguar nga lista e kërkesave të Agjencisë Qendrore të Prokurimit, pas raportimeve nga Insajderi. Lajmin e ka konfirmuar Mursel Racaj, drejtor Drejtoratit për Prokurime të Veçanta.

Racaj për Insajderi, ka pohuar se janë në fazën e korrigjimit të kërkesave, duke thënë se pija energjike “Red bull”, është larguar e tëra.

“Krejt i kemi larguar. Ditëve vazhdim do ta bëjmë njoftimin publik në faqen tonë dhe do ta shihni konkretisht se ku janë bërë ndryshimet”, ka deklaruar Racaj.

Gazeta Insajderi ka raportuar të shtunën lidhur me kërkesën për blerjen e pijeve energjike për institucionet. Kjo kërkesë ishte pjesë e tenderit skandaloz në vlerë prej 23.5 milionë euro, ku përveç pijeve energjike ky institucion kishte favorizuar prodhuesit serb, për artikujt si “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, apo pashtetën e pulës “Argeta”.

Disa prej produkteve të referuara janë të prodhuara në Serbi, ndaj të cilave Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën 100%.
Pas këtij skandali ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. Të dy kanë paralajmëruar masa ndaj personave që kanë përgjegjësi për hapjen e tenderit që është në kundërshtim me vendimin e qeverisë për taksën 100% ndaj produkteve serbe, që është marrë në muajin nëntor të 2018-s./Insajderi.com

Shteti synon të blejë 2 mijë e 100 pije energjike RedBull për nevojat e institucioneve

 

AQP hap tender 23 milionë euro për blerje të produkteve serbe edhe për kundër taksës 100%

Shala: Do të marrim masa radikale kundër atyre që favorizojnë produktet serbe

 

Haradinaj reagon për skandalin e AQP-së: Paralajmëron procedurë penale ndaj personave përgjegjës