Arabia Saudite ekzekuton 37 persona

Arabia Saudite ekzekuton 37 persona

37 persona të burgosur janë ekzekutuar nga autoritetet e Arabisë Saudite, pasi kishin lidhje me organizata terroriste.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Brendshme e Arabisë Saudite, duke u shprehur se kjo është një mënyrë efikase për eliminimin e terrorizmit.

Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite njoftoi ekzekutimin e 37 të burgosurve për shkak të lidhjeve me terrorizmin.

Ekzekutimet masive u kryen në pesë rajone: në kryeqytetin Riad, qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës, rajonin sunit të Al-Qasim dhe në rajonin e Provinca Lindore, ku është përqendruar pakica shiite.

Sipas ministrisë, persona që u ekzekutuan kishin përvetësuar ideologji ekstremiste si dhe kanë formuar celula terroriste me qëllim të përhapjes së kaosit dhe provokimin e përçarjeve midis sekteve.

“Këta individë janë gjetur fajtorë për sulme me eksplozivë ndaj forcave të sigurisë duke lënë të vrarë një numër të pjesëtarëve si dhe bashkëpunim me organizatat armike”, thuhet në komunikatë.