fbpx

Arabia Saudite hapë “Klub nate hallall”

Arabia Saudite hapë “Klub nate hallall”

Së shpejti në Arabinë Saudite pritet të hapet një “klub nate hallall”, njoftim ky që ka shkaktuar të qeshura në internet dhe zemërim tek konservatorët.

Ky klub nate do të hapet në qytetin bregdetar të Jeddahit, shkruan Gazeta Insajderi.

Në këtë klub është njoftuar se do të shërbehet vetëm kokteje jo-aloolike. Mirëpo hapja e këtij klubi është duke u kundërshtuar nga disa lëvizje në Arabinë Saudite, duke përdorur edhe Hashtegun “Nuk pranohen akte të tilla në plazhin e Jeddahit”.

Tony Habre, drejtor i përgjithshëm ka treguar për agjencinë e lajmeve Arabian Business se klubi është një kafene që pritet të vijnë shumë njerëz.

“Tregu saudit do të jetë i madh, sepse komunitetet lokale janë të shumta dhe ka shumë njerëz që dalin”, ka thënë Habre. /Insajderi.com