Arban Abrashi: Ardhja e Grenell ishte mesazh për VV-në e LDK-në

Arban Abrashi: Ardhja e Grenell ishte mesazh për VV-në e LDK-në

Sekretari Organizativ i LDK-së, Arban Abrashi, tha se vizita e të Dërguarit të  Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell shihet si mesazh i qartë për dy partitë të cilat po tentojnë të arrijnë marrëveshje se Kosova duhet të ketë një stabilitet politik.

Ardhja e Grenellit, sipas Abrashit po shihet një dorë e fuqishme e Trumpit  i cili siç thotë ai dëshiron stabilitet në mënyrë që të investojnë kompani të mëdha në Kosovë.

“Tani po shohim një dorë shumë të fuqishëm të Trumpit. Mesazhi i tij është shumë qartë, i ka takuar partitë që janë për krijimin e qeverisë, ka përmendur edhe marrëveshjen me Serbinë, i ka drejtu mesazh dy partive që po tentojnë krijimin e institucioneve”.

“SHBA dëshiron të përçojë mesazh se si kompanitë e mëdha duan të inevsotojnë në Kosovë, por që duhet stabilitet i madhë politik”, tha Abrashi në Klan Kosova, transmeton Insajderi.