Arban Abrashi del me kushte për debatin me Shpend Ahmetin

Arban Abrashi del me kushte për debatin me Shpend Ahmetin

Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Arban Abrashi ka dalë me kushte për mundësinë e pjesëmarrjes në debat me kundërkandidatin Shpend Ahmeti.

“Ka qenë një intervenim problem shëndetësor kur ku unë kam munguar 2 ditë. Pasi është bërë e madhe kjo punë, unë e kam lansuar ose kam ofruar një ofertë për 5 ditë, 5 debate në pesë televizione”, tha Abrashi.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një vizite që ka zhvilluar sot në Pallatin e Rinisë.