Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi planifikon të bëjë ndryshime infrastrukturore. Shembujt që do t’i ndjek janë qytetet kryesore evropiane.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, planifikon ndryshime infrastrukturore që i përshtatet rrethanave të pandemisë Covid-19, njofton Insajderi.
Këtë projekt ministri Abrashi e bazon duke ndjekur shembuj nga qytete të njohura evropiane si, Milano, Parisi, Berlini etj.
“Pandemia COVID-19, e shfaqur gjatë fillimit të këtij viti, shkaktoi krizë edhe në transport dhe kjo imponon ndryshime edhe në transportin rrugor të Kosovës.
Shumë qytete si Berlini, Parisi, Milano etj, po ndryshojnë politikat investive në infrastrukturën rrugore që t’i përshtaten rrethanave si pasojë e pandemisë”.
Fushat ku pritet të investohet gjatë mandatit të ministrit Abrashi për ndryshime infrastrukturore janë:
- Krijimi i shtigjeve të çiklistëve në rrugët rajonale
- Rritje të investimeve në trotuare dhe në zgjerimin e tyre
- Investime më të mëdha në sinjalizim dhe siguri rrugore
- Promovim të transportit ekologjik. /Insajderi.com