Arbana Osmani dhe Xhensila Myrtezaj përqafojnë frymën e festave të fund vitit

Arbana Osmani dhe Xhensila Myrtezaj përqafojnë frymën e festave të fund vitit

Është ajo koha më magjike e vitit – e për një vit si ky që po lëmë pas, pak magji është ajo çka na duhet.

Pemë krishtlindjesh, zbukurime e balona e shtojnë edhe më shumë frymën e festave të fundvitit në çdo shtëpi.

E pikërisht këtë bënë së fundmi moderatorja, Arbana Osmani dhe këngëtarja, Xhensila Myrtezaj, njofton Insajderi.

Me kërkesë të djalit të madh të familjes, Jonit, moderatorja vendosi që tani ta rregullojë shtëpinë e saj me dekoret e festave.

Në një video që Arbana postoi në llogarinë e saj në Instagram, shihet ajo dhe Joni, teksa diskutojnë a të vendosin pemën e vitit të ri apo jo.

 

Më vonë, në një tjetër video, moderatorja na tregoi se ata i ishin përveshur punës për të dekoruar.

 

E natyrisht, pas disa orësh punë e arredimi, pak pastrim duhej e këtë e bëri Joni me fshesë elektrike.

 

Këtë të diele, me shtëpinë e zbukuruar do ta kalojnë edhe familja e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut. Ndonëse ata nuk na ‘morën me vete’ për të treguar gjithë procesin e dekorimit, këngëtarja në fund fare na prezantoi atmosferën festive në shtëpinë e saj.

Gjatë kësaj kohe, me masat e reja edhe në fuqi, karantimi do të jetë shumë i këndshëm me drita festive dhe pemë të dekoruara. /Insajderi.com