Arbana po shijon pushimet me 5 yje, por i mungon ky person

Arbana po shijon pushimet me 5 yje, por i mungon ky person

Këto ditë të nxehta vere, Arbana Osmani po i kalon në Turqi , por duket se moderatores i mungon një person i dashur. Ndonëse Arbana është më të birin Jon e me familjen e saj, ajo do të donte të kishte dhe një person të afërt pranë.

Ai është regjisori Eduart Grishaj, kolegu, shoku e me shumë mundësi i dashuri i zemrës së Arbanës.

Ky i fundit është treguar paksa nostalgji dhe ka postuar fotot ‘e vjetra’ nga Mykonos ku ka qenë bashkë me moderatoren!

Arbana nuk ka ngurruar aspak t’i shkruajë Eduartit dhe komenti i saj nuk mund të mos binte në sy.

“Më mungon,”– shkruan Arbana Osmani bashkëngjitur postimit të regjisorit, duke lënë të kuptojmë se i mungojnë ditët pranë tij.

Por, edhe Eduarti i është përgjigjur menjëherë këtij komenti: “Edhe mua gjithashtu”.

Ndonëse janë ndër çiftet më të përfolur të shtypit rozë, ata vetë kanë vendosur të mos thonë asgjë lidhur me këtë histori! Megjithatë, dedikimet, fotot e përbashkëta nuk kanë munguar, ndaj le të themi thjesht që ata janë shumë të afërt me njëri tjetrin.