Arben Gashi kërkon nga Zemaj ta heqë monopolin për testet e COVID-19

Arben Gashi kërkon nga Zemaj ta heqë monopolin për testet e COVID-19

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga bashkëpartiaku i tij, Armend Zemaj, që ta liberalizojë tregun sa i përket testeve për COVID-19.

Reagimi i Gashit vjen pasi “Medical & Laboratori Services”, ka ofruar teste për qytetarët me çmim 200 euro, njofton Insajderi.

Sipas Gashit, nuk duhet të operojë vetëm një kompani në treg për këto teste.

“Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht ta liberalizoj tregun për testet PCR për Sars-CoV-2 dhe të mos lejoj kundërligjshëm operimin e një kompanie të vetme në treg për këto teste”, ka thënë Gashi. /Insajderi.com

Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht ta liberalizoj tregun për testet PCR për Sars-CoV-2 dhe të mos lejoj kundërligjshëm operimin e një kompanie të vetme në treg për këto teste!

Gepostet von Arben Gashi am Sonntag, 30. August 2020