Arben Gashi pozitiv me COVID-19

Arben Gashi pozitiv me COVID-19

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe shef i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, është infektuar me Coronavirus, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gashi në llogarinë e tij në Facebook.

“Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives”, shkruan Gashi.

Ai ka treguar se pos tij, të infektuar me COVID-19 kanë dalur edhe anëtarët tjerë të familjes së tij.

“Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtëpiak dyjavor”.