Arben Vitia emëron të njëjtin këshilltar politik që kishte pasur në qeverinë Kurti 1

Arben Vitia emëron të njëjtin këshilltar politik që kishte pasur në qeverinë Kurti 1

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka emëruar përsëri këshilltar politik të tij, Sami Ukën, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Uka, i cili është kryeshef i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Ai edhe gjatë vitit të kaluar kur Vitia ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ishte këshilltar politik i tij.

Sami Uka, është mjek familjar dhe mban pozitën e Kryeshefit në QKMF në Prishtinë, ndërsa është edhe vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, psikologut Fitim Uka. /Insajderi.com